pozvánka na Seminář albánského jazyka, albánské literatury a kultury v Prištině

Të nderuar,
 
Duke qenë se në e-mail-in paraprak na ka ikur një gabim teknik, ju lutemi t’i referoheni këtij e-mail-i për ftesën për aplikim për Seminarin e sivjetmë.
Të dashur miq,
Seminari XL Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do t’i zhvillojë punimet nga 15 – 26 gusht 2022.
Aplikimet tuaja për pjesëmarrje me punime ose për ndjekjen e kurseve të shqipes (për studentët e huaj) mund t’i dërgoni deri më 17 qershor 2022.
Bashkëlidhur po jua dërgojmë:
1. Formularin për aplikim për kurset e shqipes;
2. Thirrjen për aplikim/pjesëmarrje me kumtesa shkencore.
Përzgjedhja e punimeve, përkatësisht e studentëve të huaj për kurset e shqipes, do të bëhet deri më 25 qershor.
Të gjitha të dhënat rreth Seminarit të sivjetmë do të mund t’i gjeni shumë shpejt edhe ueb-faqen: https://filologjia.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,5
Drejtoria e Seminarit
Dear friends,The XXXX International Seminar on Albanian Language, Literature and Culture will take place from 15 – 26 August 2022.Your applications for participation with papers or for attending Albanian courses (for foreign students) can be sent until June 25, 2022.Attached we are sending you:1. Application form for Albanian courses;2. Call for application / participation with scientific papers.The selection of works, respectively the selection of foreign students for Albanian courses will be done until June 25.All information about the Seminar you can find very soon on the website: https://filologjia.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,5
Directory of the Seminar

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Prishtinës 
Rr. Nënë Tereza p.n., 10000 Prishtinë, Kosovë
Tel.: +381 (0)38 222 970
Fax: +381 (0)38 542 525